Mare, 41 vjeçe, R. Maqedonisë

Për një pjesë të madhe të pacientëve ndarja e përvojës nga ballafaqimi me luftën me kancerin paraqet vështirësi, ecja e serishme mbi atë që është përjetuar. Dëshiroj që përvoja ime dhe tregimi i vështirë i jetës t’ju japë forcë dhe guxim juve dhe të afërmve tuaj që të vazhdoni në luftën me kancerin sepse unë me sukses e tejkalova këtë periudhë të vështirë nga jeta. Rrugëtimi i mundimshëm filloi në vitin 2006 dhe 5 vite të tëra kërkoja shpëtim për shëndetin tim. Diagnoza ime ishte parezë e nervit të majtë të fytyrës, faciales. Përditshmëri e kisha shkuarjen nga klinika në klinikë, konsultime prej te mjeku në mjek, një grusht me ilaçe nga terapia e gabuar. Shëndeti më dobësohej, isha e dëshpëruar, dhe si kalonte koha dëmtimi i fytyrës bëhej më i madh e më i madh. 

 

Dhe kur mendova se çdo gjë rreth meje është e errët, në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina” gjeta dritë në fund të tunelit. Shpresa ime e fundit ishte kontrolli te prof. dr. Jekiq. Bashkë me dr. Millço Demerxhiev konstatuan se gjithë këto vite kam qenë e mjekuar gabimisht. U bënë hulumtimet e nevojshme dhe me rezonancë magnetike dhe u vërtetua se pareza ime është e shkaktuar nga tumori i nervit 8 dhe 7, dëmtim i tërësishëm i dëgjimit në anën e majtë, syri i hapur i majtë, goja e shtrembëruar. Ditën e njëjtë u takuam edhe me prof. dr. Jovica Ugrinovski, i cili me fjalë e qetësonte dhimbjen tonë të madhe, garantoi se nëse operacioni bëhet sa më shpejt do të mbetem gjallë, e shëndoshë dhe do të mund t’u kthehem aktiviteteve të përditshme, ndërsa dëmtimet që tashmë janë bërë do të ndreqen, por kjo tashmë ishte e dorës së dytë. 

Kur e morëm vesh diagnozën e vërtetë, nuk kishim kohë të mendojmë për fatin ose pakujdesinë, kuptuam se operacioni është zgjidhja e vetme që të vazhdoj të jetojë. E pyesja veten si është e mundur tumori të rritet 6 vjet dhe të mos vërehet në asnjë hulumtim. Nëpër këtë periudhë të errët të jetës kaloja bashkë me bashkëshortin dhe tre vajzat e mia. Të gjithë ishim të tronditur, por u pajtuam me mendimin se jeta ime u gjet në duart e suksesshme të prof. dr. Jovica Ugrinovski.
Diagnoza u vërtetua më 14.02.2012, ndërsa më 23.02.2012 u realizua operacioni, i cili, për fat të mirë, kaloi në mënyrën më të mirë dhe të gjithë ishim të kënaqur.
Kaloi një vit nga ky operacion i vështirë, tani rregullisht shkoj në kontroll te prof. dr. Ugrinovski, i cili me karizëm e tij dhe këshillat profesionale më nxiti më lehtë të eci drejt çdo dite tjetër, më përkujton se jam e pasur me familjen time, se bile edhe në oborrin tim kam barnatore me vitamina, pemë dhe perime, të cilat i kultivojmë. Se edhe lulet të cilat e zbukurojnë shtëpinë tonë meritojnë buzëqeshje, ndërsa dreka ku grumbullohemi të gjithë të afërmit është më e pasur sepse të gjithë jemi bashkë...
Më 03.01.2013 prof. dr. Ugrinovski bëri edhe një “çudi” për mua, bëri një intervenim të vogël kirurgjik dhe me implantimin e një pllake në kapakun e syrit tim të majtë, që 6 vjet nuk ishte mbyllur, tani funksionon normalisht.

Nuk e di nëse mund të gjejë fjalë me të cilat mund ta shpreh falënderimin tim ndaj prof. dr. Jovica Ugrinovski, gjithë ekipit, personelit i cili 24 orë kujdesej për mua dhe shëndetin tim, prandaj edhe vendosa ta shkruaj këtë letër, që ndoshta do ta lexojnë shumë njerëz, ndërsa disa do të nxjerrin leksion nga  përvoja ime.
Në të njëjtën kohë dëshiroj t’i falënderohem personit, për mua të veçantë, dr. Liljana Susinova, e cila u veçua nga bashkëmendimtarët dhe që nga momenti i parë që më takoi më udhëzoi te dera e vërtetë. Ajo ma tregoi rrugën drejt Spitalit të klinikës “Acibadem Sistina” ku u gjet ilaçi dhe duke iu falënderuar juve, personelit, dhe dr. Liljanës unë jam akoma gjallë.
Sado që të shkruaj nuk do të mund ta shpreh falënderimin tim, por megjithatë, JU FALEMINDERIT! Mbani mend atë që unë e mësova – asnjëherë nuk jeni vetëm në luftën me kancerin!

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language