Dragica, 53 vjet, R. Maqedonisë

Stresin më të madh që e përjetova në jetë ishte informata se për shkak të tumorit të diagnostifikuar në tru më kanë mbetur edhe 10 ditë nga jeta. E paralizuar, në shtrat, pa kurrfarë shprese nga mjekët, por me shpresë se ndoshta do të ndodhë çudi. Neurokirurgu Jovica Ugrinovski, me përvojën dhe profesionalizmin e tij shumëvjeçar, më dëshmoi se çudirat me ë vërtetë ekzistojnë. Pas një viti nga operacioni, te unë nuk ka asnjë gjurmë nga sëmundja.
Çdo gjë filloi kur i ndjeva simptomat e para të mpirjes së anës së majtë të trupit. Duke mos ditur se çfarë po ndodh me shëndetin tim, menjëherë shkova në mjek, ku më diagnostifikuan qarkullim të dobët dhe ndjenjë gjilpërash në qafë, për të cilat më thanë se nuk paraqesin kërcënim për jetën time.

Ditët kalonin, ndërsa e mpira nuk qetësohej. Gjatë vizitës te mjeku më thanë se mpirja është pasojë e qarkullimit të dobët dhe ndjenjë gjilpërash në qafë dhe për këtë duhet të shkojë në terapi. Menjëherë shkova në terapi fizikale, siç më rekomandoi mjeku. Por, në vend të përmirësimit, gjendja ime keqësohej edhe më tej. Mpirja bëhej më intensive, ndërsa gradualisht fillova ta humb funksionin e këmbëve dhe duarve. Përsëri shkova në mjek, i cili menjëherë më dha udhëzim ta incizoj kokën me rezonancë magnetike. Rezultati që vijoi ishte shok i vërtetë për mua. Në asnjë moment nuk mendova se për një kohë të shkurtër do të ballafaqohem me vdekjen. Nga një sëmundje që në fillim duket si e shërueshme, mora diagnozë të tumorit në tru. Nga njëra anë, diagnoza e rëndë do të thoshte se më kishte mbetur pak jetë, nga ana tjetër, luftë e gjatë me tumorin. Atëherë e fillova luftën e paparaparë për jetën.
Kërkova ndihmë në shumë vende, por në vend të mbështetjes, nga mjekët merrja vetëm “kartonë të kuq”. Të gjithë mjekët ishin njëzëri se tumori, për shkak të pozitës, nuk guxon të operohet. Nuk e di në sa dyer trokita duke kërkuar ndihmë, sa lusja që të shpëtojnë, por nga të gjithë e mora përgjigjen e njëjtë, se duhet të pranoj gjithçka dhe që të përgatitem për më të keqen.  
Shpresa e cila ishte ciceroni nëpër gjithë luftën ngadalë filloi të vdesë. U paralizova tërësisht, nuk mundja të ecë, ndërsa ditëve të fundit pushova edhe së gëlltituri. Rekomandimi i fundit nga mjekët ishte opsioni të shkoj në rrezatim në Zagreb. Në fund, nuk më mbeti gjë tjetër, përveç se t’i jetojë edhe dhjetë ditët e fundit të jetës sime, aq sa më jepnin mjekët. Isha e palëvizshme. Dy veta më shpinin në tualet. Vetëm rrija shtrirë dhe çdo ditë lutesha për shpëtim. E vetmja gjë që[dëshiroja ishte të jetojë dhe të kërkojë shpëtim nga situata e pakapërcyeshme në të cilën ndodhesha.
Pas rekomandimit të miqve erdha në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”. Të gjithë trupin e kisha të marrë, nuk mund të lëvizja. Nga njëra anë më mbante djali, nga tjetra bashkëshorti. Kisha paralizë në fytyrë dhe nuk mund të flisja. Tumori ishte më i madh se gishti i njeriut dhe gjendej në trungun e trurit që paraqet një “urë”, lidhje të palcës kurrizore me trurin e madh. Shpëtimi i vetëm ishte operacioni neurologjik. Menjëherë ditën e nesërme shkova në operacion, që u realizua me suskes, tumori u hoq dhe unë vazhdova të jetojë. Pas pesë ditësh në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”, u ktheva në shtëpi.
Isha e palëvizshme, ndërsa mjeku Ugrinovski më ktheu në jetë. Por, jo vetëm që ma shpëtoi jetën, por më mundësoi një jetë normale. Përfitimi i vetëm nga sëmundja është se në momentet që u ballafaqova me vdekjen kuptova sa e dashur është jeta dhe vlen të jetohet. Tani jam më e fortë, vetë eci në jetë. Pas një viti nga operacioni as një gjurmë nga sëmundja. Beteja me sëmundjen mbeti moment i keq nga e kaluara ime. Në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina” mbeta vetëm pesë ditë. Qëndrimi i shkurtër në spital ishte kohë e mjaftueshme që ta përjetoj kujdesin profesional mjekësor nga ekipi profesional i mjekëve, motrave medicinale dhe infermierët. Përkushtimi dhe profesionalizmi i doktor Ugrinovskit dhe ekipit të tij më mundësuan të dal si fituese nga “gara me tumorin”. Për çdo ditë të kaluar me familjen time nuk harroj t’u falënderohem që ekzistoni!
Tani gëzimi im nuk ka fund.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language