Karcinomi i gjirit

Paraqitja e karcinomit të gjirit është bërë mjaft i shpeshtë. Derisa para pesëdhjetë viteve ky tip i karcinomit ishte regjistruar te një në njëzet gra, sot të dhënat flasin se karcinomi i gjirit paraqitet një në tetë gra. 

 

Çfarë paraqet karcinomi i gjirit?

Karcinomi i gjirit paraqitet si rezultat i modifikimit dhe shumimit të pakontrolluar të një grupi qelizash, të cilat e përbëjnë indin e gjirit. Indi kancerogjen së pari përhapet drejt rajonit më të afërm në rrethinë, siç është gjëndra limfatike në afërsi të kraharorit. Karcinomi që nuk është diagnostifikuar dhe nuk është mjekuar shpejt përhapet në organet tjera dhe më vonë hynë në fazën në të cilën nuk mjekohet. Shkaku i vërtetë për paraqitjen e këtij karcinomi akoma nuk është vërtetuar saktësisht. Te dy të tretat e grave, te të cilat është diagnostifikuar karcinomi i gjirit, nuk iu është gjetur asnjë faktor rreziku.

Metodat më shpesh të përdorura për diagnostikim

Mamografia: Mamografia është metodë për incizim, i cili realizohet me përdorimin e rrezeve rëntgeni në kontrollin e gjinjve. Topat e vegjël në gjinj dhe ndryshimet të cilat mund të njihen gjatë kontrollit klinik mund të caktohen me mamografi. Mamografia është metoda kryesore për diagnozën e karcinomit në gji. Organizata Shëndetësore Botërore (OSHB) rekomandon kontroll mamografik për çdo grua mbi 40 vjet një herë në vit.

Niveli i rrezatimit që përdoret gjatë mamografisë është i ulët dhe nuk është i dëmshëm për shëndetin. Përdoret për qëllime diagnostike dhe te gratë të cilat nuk kanë kurrfarë simptoma. Mamografi digjital modern mundëson dukshmëri shumë më të madhe dhe shkallë më të lartë të diagnostifikimit. Mamografia nuk iu rekomandohet grave nën moshën 35 vjeçare, për shkak të strukturës së indit të gjirit, ku është dominues parenhimi gjëndëror dhe me këtë paraqitet sensitiviteti i ulët i mamografisë dhe sensitivitet i lartë i indit të gjirit në rrezatim.

Ultra zëri: Krahas mamografisë, për qëllime diagnostike përdoret edhe ultra zëri, përmes përdorimit të ultra valëve të zërit për incizim. Në përgjithësi, me përdorimin e tij fitohen informata për strukturën e brendshme të gjirit. Për dallim nga mamografia, ultra zëri përdoret më shpesh si metodë për diagnostifikim te pacientët e moshës më të re.

Incizimi me rezonancë magnetike (RM): Mundësia e kombinimit të dëshmive strukturore me ato funksionale e bën rezonancën magnetike një nga metodat më sensitive për diagnostifikim në zbulimin e karcinomit të gjirit. Aplikimi i tij në kohë dhe i saktë jep informata të sakta. Duke iu falënderuar performancave të tilla, aplikimi i RM është në rritje e sipër.

Biopsia: Paraqet metodë për marrjen e ekzemplarit nga tumori për hulumtim patologjik. Ky është proces i marrjes së ekzemplarit nga masa e dyshimtë me gjilpërë të hollë dhe të trashë ose me anë të teknikës kirurgjike. Në biopsinë kirurgjike kryesisht hiqet e gjithë masa dhe i nënshtrohet hulumtimit patologjik. Biopsia e lezionit të dyshimtë, që nuk mund të ndjehet me palpacion dhe që është e vendosur në pjesët më të thella të indit të gjirit, aplikohet nën udhëheqje të radiologëve me përdorimin e mamografisë, ultra zërit ose RM. Para intervenimit kirurgjik, radiologu e shënon (markon) lezionin e dyshimtë me tel. Kirurgu e ndjek këtë tel dhe e përfundon operacionin pa kurrfarë dëmtime të panevojshme të gjirit. Qëllimi kryesor i shënimit është të arrihet siguria në kryerjen e biopsisë, me qëllim që të sigurohet mënjanimi i tërësishëm i lezionit dhe të arrihet rezultati më i mirë kozmetik.

Gjatë viteve të fundit në qendrat moderne mjekësore janë zhvilluar radioizotop si metodë alternative e shënimit me tel. Metoda me radioizotop ështëmë e ndjeshme dhe më e suksesshme nga metoda e shënimit me tel. Është e njohur si teknika për lokalizim radionuklid të lezioneve të fshehura (radionuclide occult lesion localization) - ROLL.

Si realizohet operacioni?

Trajtimi i suksesshëm i karcinomit të gjirit është drejtpërdrejt i lidhur me zbulimin tij të hershëm.Kur diagnostifikohet në stadiumin e hershëm, shkalla pesëvjeçare e mbijetimit mund të rritet deri 96%. Operacioni është pjesa më e rëndësishme nga mjekimi i karcinomit të gjirit. Qëllimi i kirurgjisë është ta mënjanojë tumorin si tërësi nga trupi. Metodat e mjekimit të cilat nuk janë kirurgjike kanë për qëllim ta pengojnë paraqitjen e tumoreve ose përhapjen e tyre te organet tjera.

Tre llojet kryesore të kirurgjisë janë:

Mastektomia: Me këtë procedurë operative mënjanohet i gjithë gjiri bashkë me tumorin. Në sesionin e njëjtë ose fazën më të vonshme (pas 1-2 viteve) mund të implantohen proteza silikoni ose gji të reja nga indi personal i pacientit.
Mastektomia me ruajtjen e lëkurës: Me këtë procedurë indi i gjinjve mënjanohet me prerje të matur, me çka mbrohet një pjesë e lëkurës së gjirit. Në krahasim me mastektominë tradicionale, sasia më e madhe e ruajtjes së lëkurës do të shërbejë që të lehtësohet procedura për rekonstruimin e gjirit. Në vendin e indit të gjirit mund të vendosen proteza silikoni. Kryhet me qëllim që të zvogëlohet rreziku nga komplikimet) mastektomia profilaktike).

Operacioni që e mbron gjirin: Te kjo metodë e kirurgjisë mënjanohet vetëm tumori dhe indi i shëndoshë në rrethinë. Qëllimi kryesor është të mbrohet gjiri dhe efekti kozmetik, si dhe të sillet deri në minimum çrregullimi psikologjik dhe fiziologjik i pacientit. Pas operacionit, pacienti pranon radioterapi 5-7 javë.

Pacientët të cilët nuk duhet t’i nënshtrohen këtij intervenimi:

•Ata që kanë pranuar radioterapi të gjirit dhe të murit torakal.
•Shtatzënat.
•Pacientët më tumoret multifokal të gjirit.
•Ata me mikrokalcifikacione mjaft të përhapura, të dyshimta ose malinje.
Rastet për të cilat sillet vendim në pajtim me gjendjen e pacientit:
•Pacientët që janë të sëmurë nga kolagjenoza me kaplimin e enëve të gjakut.
•Pacientët me tumore mjaft të përhapur.
•Pacientët, madhësia e gjinjve e të cilëve nuk është adekuat për këtë tip të intervenimit.
•Prezenca e tumorit bifokal, ku ka nevojë prej dy prerjeve.

Mbrojtja e nyejve limfatike: Vendi i parë ku përhapet karcinomi i gjirit janë nyejt limfatike nën sqetulla. Gjatë operimit të karcinomit të gjirit, ato mënjanohen bile edhe kur tumori nuk është përhapur te nyejt limfatike. Megjithatë, janë zbuluar efekte të padëshiruara pas trajtimit, duke përfshirë të ënjturit e duarve, efekte funksionale dhe emocionuese. Për këtë shkak, është zhvilluar teknikë e re: biopsia e nyjës limfatike sentinel (Sentinel Lymph Nodule Biopsy SLNB). Me këtë teknikë gjatë operacionit me kontrast special caktohet nyja e parë limfatike (nyja limfatike senti-nel), që është kapluar nga tumori, dhe i njëjti mënjanohet. Gjatë operacionit përmes hulumtimeve patohistologjike caktohet nëse qelizat e karcinomit kanë arritur deri te kjo nyje limfatike (prerje e ngrirë). Nëse tumori nuk është përhapur në këtë nyje, nyejt tjera limfatike lihen. Qëllimi i këtij operacioni është të pengohet cilido operacion i panevojshëm dhe me këtë të shmangen komplikimet lidhur me dorën. Teknika më e re e cila përdoret në biopsinë e nyjës limfatike sentinel është radioizotopi, me të cili arrihen rezultatet më të suksesshme se sa me teknikën e ngjyrosjes.

Në spitalin e Grupacionit shëndetësor “Acibadem” SLNM realizohet me përdorimin e kombinimit të dy teknikave.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language