Pacientët pyesin: Çfarë duhet të bëj pas përfundimit të trajtimit?

Përgjigje: Gjatë gjithë procesit të diagnozës dhe trajtimit do të vëzhgoheni nga ana e mjekut tuaj, i cili është përgjegjës për shëndetin tuaj. Ai me kujdes do ta përcjellë gjendjen tuaj pas përfundimit të trajtimit. Varësisht nga rezultatet dhe përgjigjet nga terapia, do t’ju japë plan për përcjelljen e gjendjes suaj.

Ajo që është më e rëndësishme në planin e tërë për përcjellje të gjendjes suaj, është të identifikohen dhe të regjistrohen të gjitha gjendjet të cilat do të mund të ishin faktorë rreziku potencial për paraqitjes e serishme të sëmundjes. Është e rëndësishme identifikimi dhe ballafaqimi me efektet e padëshiruara afatgjate nga trajtimi. Mjeku juaj do t’ju përgatisë plan të plotë për udhëheqjen e jetës pas kancerit me këshilla të përfshira për mënyrë të shëndetshme të jetës, ushqim i shëndetshëm, ushtrime dhe heqja dorë nga cigaret. E pashmangshëm është edhe programi për kontrolle të rregullta parandaluese dhe kontrolluese. Në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina” ekziston program për mbështetje të sëmurëve nga kanceri. Krahas këshillave dhe rekomandimeve nga onkologu, ju ofrojmë plan për mbështetje të tërësishme psikologjike dhe këshilla për tejkalimin e tërësishëm të periudhës së kaluar dhe ballafaqimin e plotë me sfidat e jetës. Në dispozicion e keni edhe nutricionistin-dietologun, i cili do t’ju ofrojë këshilla profesionale për ushqim, të cilin duhet ta praktikoni.

Qasja multidisiplinore në zbatimin e planit për vëzhgim të gjendjes suaj pas trajtimit të kancerit ka rëndësi thelbësore. Mundëson mbështetje profesionale nga ana e specialistëve nga fusha të ndryshme, me qëllim që të përmirësohet kualiteti i jetës dhe t’i zvogëloje në minimum gjasat për paraqitjen e mundshme të recidivit të sëmundjes.

Nëse keni pyetje lidhur me këtë temë, ju lutemi që të na shkruani në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language