Terapia më bashkëkohore biologjike në trajtimin e kancerit të gjirit
Në Qendrën për onkologji dhe radioterapi pacientët kanë në dispozicion terapinë më bashkëkohore biologjike që vepron në nivel të receptorëve të qelizave të kancerit. Me ndihmën e terapisë biologjike shkatërrohen qelizat e kancerit duke ndaluar aktivitetin dhe përhapjen e tyre dhe duke bërë që qelizat të vdesin në mënyrë natyrale.
Me këtë terapi revolucionare kanceret marrin rrjedhë kronike, pasi tumori ekziston, por nuk përhapet, dhe me kalimin e kohës zhduket në mënyrë natyrale. Ilaçet biologjike janë në fakt një lloje të antitrupave që kanë aftësi për t'i njohur qelizat e kancerit dhe të ndalojnë rritjen e tyre.
Avantazhi i kësaj terapie është se ilaçet nuk i shkatërrojnë qelizat e shëndetshme të organizmit, kështu që gjendja e përgjithshme e pacientit nuk dëmtohet. Kjo terapi është një zbulim revolucionar në vitet e fundit, me anë të së cilës arrihen rezultate të shkëlqyera në trajtimin e llojeve të caktuara të kancerit. Ekzaminimet tregojnë se terapia biologjike jep rezultate të mëdha në trajtimin e kancerit të gjirit, sepse qelizat e këtij kanceri janë të ndjeshme dhe i përgjigjen shumë mirë terapisë.