Karcinoma e indit kockor

Karcinomët e indit kockor mund të ndahen në dy grupe: primare dhe sekondare. Karcinomët sekondar ndahet, në beninj dhe malinj, derisa ato sekondar paraqesin ndryshime metastaze në indin kockor-nyjor, ind që ka prejardhje nga inde dhe organe tjera, më shpesh nga mushkëritë, gjiri, veshkat dhe prostata.

 

Cilat janë simptomat?

Më së shpeshti, simptomat për karcinomën e indit kockor është paraqitja e dhimbjes në pjesë të caktuara të aparatit të lokomotorit. Disa tumore (veçanërisht beninjet) nuk kanë kurrfarë simptomash dhe zbulohen rastësisht. Dhimbja si simptomë mund të jetë e përhershme, ndërsa veçanërisht karakteristike është se paraqitet natën. Simptoma të tjera janë të ënjturit në vendin e kapluar dhe funksion i çrregulluar i sistemit kockor-nyjor. Gjatë paraqitjes së simptomave të këtillë është i domosdoshëm konsultimi te mjeku.

Si diagnostikohet?

Pas konsultimit të kryer dhe kontrollit te mjeku i përgjithshëm, nevojitet edhe kontroll te kirurgu ortoped. Pastaj bëhen protokolle diagnostifikuese që të vendoset diagnoza e saktë (RTG, EHO, laboratori, KT, MRI, scintigrafi e eshtrave, PET sken etj.). Nëse këto metoda invazive diagnostifikuese nuk e zbulojnë diagnozën e saktë, sipas nevojës bëhet biopsi e ndryshimit, që mund të jetë punctional biopsi (me gjilpërë të hollë) ose e hapur (kirurgjike).

Si mjekohet?

Trajtimi i karcinomës së indit kockor mund të jetë konzervativ, operativ dhe shumë shpesh i kombinuar (e ashtuquajtura senduiç terapi).

Mjekimi konzervativ nënkupton trajtim me radio dhe hemoterapi për sëmundjet malinje, derisa te ato beninje ky është vëzhgimi dhe aplikimi eventual i medikamenteve në vetë ndryshimin.
Trajtimi kirurgjik nënkupton mënjanim kirurgjik të tumorit në tërësi (malinj ose beninj) dhe rikonstruimi eventual i sistemit kockor-nyjor me implantimin e materialeve natyrore dhe artificiale.

Trajtimi i kombinuar është kombinim i dy trajtimeve të mëparshme dhe aplikohet më shpesh te tumoret malinje. Që të zvogëlohet karcinoma lokalist, fillohet me terapi me rrezatim ose hemoterapi, me çka pengohen edhe mikrometastazat eventuale, e pastaj karcinoma mënjanohet me anë të intervenimit kirurgjik dhe në fund përsëri aplikohet terapia me rrezatim ose hemoterapia.
Qëllimi i trajtimit është të shpëtohet jeta e pacientit, të mundësohet funksionimi pa dhimbje i pacientit dhe normalizimi eventual i jetës së përditshme.

Vëzhgimi i pacientit pas trajtimit ka rëndësi të madhe. Varësisht nga lloji i karcinomës bëhen kontrolle në intervale prej 3 deri 6 muaj në periudhën prej së paku 5 viteve, me qëllim që të pengohet paraqitja e serishme e sëmundjes.
Te tumoret beninje, në raste ë caktuara mjaftojnë një deri dy kontrolle dhe nuk ka nevojë për vëzhgim plotësues të pacientit.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language